Rama ultimatum ministrave
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Vlorë, ku iu ka kërkuar ministrave një skanim të burimeve njerëzore. Rama tha se burimet njerëzore janë të infektuara dhe duhet t’iu jepet fund emërimeve partiake.
“Problem është cilësia e burimeve njerëzore. Kemi njerëz të shkolluar që rrinë pa punë dhe analfabetë që merren në punë, paguhen nga taksat e shqiptarëve në vendin e gabuar, nuk përputhin as trajnimin, as përvojën me vendin e punës. Partia këtu e atje duhet të marrë fund. Ajo që u kërkoj të gjithëve, është një skanim i të gjitha burimeve njerëzore në çdo drejtori në Vlorë dhe përputhshmëria mes vendit të punës dhe diplomës së çdo individi që mbulon vend pune, raport çdo ministri. Burimet njerezore janë të infektuara. Nuk shkon që në shkolla të japin fiskulturë, mësueset e matematikës. Këto na bëjnë qesharak si shtet ndaj na duhet një raport i detajuar i burimeve njerëzore nga qarku i Vlorës dhe kudo”,- tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



