E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahën punonjësit e policisë rrugore, prangosen dy të shpallurit në kërkim
Lajme

Rrahën punonjësit e policisë rrugore, prangosen dy të shpallurit në kërkim

Policia ka arrestuar sot dy persona që ishin shpallur në kërkim policor për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, “lokalizuan vendndodhjen dhe në orët e vona të mbrëmjes kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor : A.S., 22 vjeç, dhe A.D., 30 vjeç, banues në Bulqizë”.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi me datë 22.04.2022, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe shtetasin I.L ( i arrestuar ditën e ngjarjes), kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e policisë rrugore duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.