E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronela Hajati nis provat e natës së parë të gjymsëfinales (Foto)
Publik News

Ronela Hajati nis provat e natës së parë të gjymsëfinales (Foto)

Ronela Hajati është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Ajo u shpall fituese e “Festivalit të këngës” dhe projekti i saj muzikor “Sekret” do të jetë përfaqësuesi i vendit tonë në garën europiane.

1

Artistja do të hapë natën e parë të gjysmë finales së festivalit të “Eurovisonit” ku ka premtuar se do të realizojë një performancë që nuk është parë asnjëherë.

Dhe pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit ku tashmë kanë nisur dhe provat gjenerale në Torino, Itali. Faqja zyrtare e ‘Eurovisionit’ ka ndarë në Instagram  momente gjatë provave ku pjesë e tyre është dhe Ronela.

“Dita e parë e provave të Eurovision 2022, të përfunduara”- ka shkruar faqja zyrtare krahas fotove të postuara.

2

Gjithashtu Hajati ka ndarë me ndjekësit  e saj foto të shkrepura gjatë performancës ku krahas tyre ka shkruar:  “Provat e para: Të përfunduara. Shqipëria do të hapë mbrëmjen e 10 majit. Ju dua!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.