E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 45-vjeçari! Përplasi për vdekje të moshuarin dhe më pas ia mbathi nga vendi i ngjarjes
Lajme

Arrestohet 45-vjeçari! Përplasi për vdekje të moshuarin dhe më pas ia mbathi nga vendi i ngjarjes

Edmond Ndoj 45-vjeç është arrestuar nga policia pasi teksa ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike ka përplasur një 73-vjeçar në rrugën Asim Vokshi në Tiranë.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.  Ndërkohë që shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Ai është lënë në masën e sigurisë arrest me burg ndërkohë që i është pezulluar leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj.

Blutë bëjnë me dije se ky është rasti i katërt brenda dy javëve, gjatë të cilit Policia Rrugore e Tiranës arreston drejtues mjetesh që përdorin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Ky është rasti i katërt, brenda dy javëve, gjatë të cilit Policia Rrugore e Tiranës arreston drejtues mjetesh që përdorin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin Z. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, dhe drejtuesi i mjetit, pas aksidentit është larguar, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi E. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe është testuar drager dhe me aparatin drogë-testues dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj tij, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.