ryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘Neës 24’ ka folur për dy patentat e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit të cilat u gjetën në makinë biznesmenit Orest Sota, së bashku me një shumë 863 mijë euro.
Ai ka thënë se në lidhje me këtë çështje nuk ka pse prononcohet pasi është një çështje që i takon Prokurorisë.
“The që unë nuk jam prononcuar për këtë çështje, për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo i takon Prokurorisë dhe jo mua apo PS. Unë jam konsensuent, dhe kam thënë se është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo çështje i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij. Për para drejtësisë nuk jemi të gjithë të barabartë kur e themi, por duhet të jemi të barabartë para asaj që bëjmë. Nuk i takon politikës që të futet në mes. Kjo nuk është detyra ime nëse do të flas për këtë, nëse ëhstë e çuditshme apo jo, apo është koincidencë apo joKy është një tjetër moment pse unë them se është argument pse media është kthyer në një kazan pretencash dhe ndëshkimesh.
Fakti është ndryshe. Ne e lamë çështjen në duar e drejtësisë. Ne nuk kemi luajtur mendsh akoma për të çuar një qytetar në prandaj pa asnjë prove”, tha Rama.




