“Abuzuesit e rrugës Korçë-Ersekë do t’i çojmë para drejtësisë”, Salianji: I kam dërguar shkresa institucioneve dhe…
Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se do t’i çoja para drejtësisë abuzuesit e rrugës Korcë-Ersekë.
Sipas tij, ministrja Belinda Balluku në Dhjetor të vitit të kaluar deklaroi se kishin përfunduar 91% e punimeve, ndërkohë tani u akorduan plotë 17 milionë euro shtesë për 9% të punimeve.
“Dje në media është publikuar një investigim për të cilin unë kam çuar shkresa nëpër institucione dhe si deputet i qarkut të Korçës më duhet ta ndjek, rruga e cila është tenderuar në vitin 2013 Korçë- Ersekë prej 9 vitesh vazhdon të jetë e papërfunduar. Jo vetëm të jetë e papërfunduar, por nëse tenderimi për rrugën ka shkuar dhe ka qenë për lotin e dytë 19 milionë euro, në dhjetor ministrja ka thënë që 91% e punimeve ka përfunduar, ndërkohë që tani jepen 17 milionë euro në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor dhe kështu po bëhet për çdo punë publike në këtë vend”, deklaroi Salianji.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



