E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Procesi i zgjedhjes së Presidentit/ Enkelejd Alibeaj: Kush u tha ju që po vendosim kushte?
Lajme

Procesi i zgjedhjes së Presidentit/ Enkelejd Alibeaj: Kush u tha ju që po vendosim kushte?

Ju jeni të deligjitimuar, keni vota të marra nga persona ‘non grata’

Kreu i grupit parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj tha ne fjalen e tij ne Konferencen e Kryetareve se opozita nuk po vendos kushte per procesin e zgjedhjes se Presidentit te ri.

Siç theksoi Alibeaj, “ne e kemi sfidën me shqiptarët,…gjithë ky proces të jetë në shërbim i transparencës, duhet të jetë i shtrirë në kohë që shqiptarët të marrin vesh përmes medias virtytet e veset e këtij procesi”.

Duke iu pergjigjur ministres Spiropali, Alibeaj akuzoi mazhorancen “te deligjitimuar” sepse sipas tij “keni marre vota nga persona non grata”.

Fjala e Alibeajt:

“Kush u tha juve që u ka vendosur kushte? Askush, kini parasysh të gjithë ju të palës andej, i kam bërë të qartë këtu në këtë sallë një javë më parë ky parlament duhet të zgjedhë Presidentin e Shqiptarëve.

E mira do ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, fatkeqësi nuk e kemi këtë mundësi kushtetuese.

Qëndrimi ynë është i tillë të flasim para shqiptarëve, të na gjykojnë ata.

I drejtë konstatimi i zonjës Acka. Ndjesi e shqiptarëve që duhet të jetë e tillë që pas 30 e kusur vitesh të paktën kjo shoqëri të mund të ketë të gjejë forca të brendshme për të thyer ca tabu 30 vjecare ku komunizmi ka qenë e është prezent në mentalitet, madje kohët e fundit edhe s’ka asnjë lloj brejtje ndërgjegje për tu shfaqur i tillë.

Qëndrimet tona janë tonat para shqiptarëve, se ça bëni ju është puna juaj.

Ne e kemi sfidën me shqiptarët, jo më kot u thashë javën e kaluar e po e kërkoj prapë, kjo vërtet është mbledhje e natyrës burokratike. Gjithë ky proces të jetë në shërbim i transparencës, duhet të jetë i shtrirë në kohë që shqiptarët të marrin vesh përmes medias virtytet e veset e këtij procesi.

Standardi që do vendosim kur është raundi i parë, të jetë standard që të aplikohet së paku dhe në dy raundet e tjera ku opozita ka pjesëmarrjen e saj substanciale.

Cfarë të drejte keni ju, meqë parafolësja tha mos na vendosni kushte. Ju s’keni të drejtë se jeni të deligjitimuar, keni vota të marra nga persona non grata. Tre nga Tom Doshi, dy vota të tjera nga Aqif Rakipi, i keni. Keni vota nga dy deputetë të tjerë që i keni diku tjetër. Nëse do flasim për president të shqiptarëve po flasim për ata të cilët realisht nesër do i simbolizojë si neutral jashtë të gjithë joshjeve apo shantazheve politike,.

“Kërkuat kohë por nuk më duket se keni dakordësuar diçka”- Felaj i përgjigjet Alibeajt: Ndarja e kemi ju, e kemi ne, është thjesht pazar!

Ermonela Felaj: Ne jemi sot se ramë dakord me kërkesën e Alibeaj që të merrej kohë deri sot që të bisedohej brenda grupit parlamentar, nuk pati debat për kohën e pranuar. Besoj nuk e di e keni shfrytëzuar këtë kohë që kërkuat vetë.

Nuk më duket se keni folur e dakordësuar diçka. Por kjo është pjesa juaj.

Doja të bëhej kujdes, meqë ramë dakord me kërkesën e Alibeajt për ta vijuar mbledhjen edhe sot, meqë procesi nisjes së procesit lidhet ngushtësisht me konferencën e kryetarëve, doja që në vijim që raundi parë të jetë data 16 maj, doja që në vendimmarrje të thuhej që konferenca e kryetarëve bie dakord në mënyrë unitare, konsensuale që data e nisjes së procesit të jetë data 10 maj se kushtetuta ta imponon këtë gjë.

Pjesa e dytë lidhur me atë që dëgjuam sot, të ndarët e kemi ju e kemi ne, është thjesht pazar. Ne s’kemi hyrë në një pazar por në proces kemi folur, u tha këtu duhet apo s’duhet folur, por ama e ndarë në këtë mënyrë e bën pazar, ne nuk jemi në pazar, jemi për të respektuar kushtetutën e për të dhënë secili kontribut në zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.