E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fundoset në ujërat italiane rimorkiatori që ishte nisur për në Shqipëri, pesë të zhdukur
Publik News

Fundoset në ujërat italiane rimorkiatori që ishte nisur për në Shqipëri, pesë të zhdukur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e Barit. Mediat italiane shkruajnë se një rimorkiator i nisur nga Ancona me destinacion Shqipërinë është fundosur në det.

Dyshimet e para janë për 5 persona të humbur.

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së mërkursës, në brigjet e Barit ku rimorkiatori “Franco P” u fundos rreth 60 milje larg bregut.

Shkaku dyshohet të jetë bërë deti i trazuar. “Sipas hetimeve fillestare rezultojnë të zhdukur 5 persona. Rimorkiatori ishte nisur drejt Shqipërisë”, shkruajnë mediat italiane.

Një 63-vjeçar nga Katania, i cili ishte drejtuesi i rimorkiatorit u shpëtua nga një anije e Autoritetit Portual.

Kërkimi për personat e zhdukur vijon ende, i koordinuar nga Kapiteneria e Portit të Barit, por e ndihmuar dhe nga autoritetet kroate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.