E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosi qytetarin në Kombinat, efektivi i FNSH-së u kap në gjendje të dehur
Lajme

Plagosi qytetarin në Kombinat, efektivi i FNSH-së u kap në gjendje të dehur

Efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyli i cili plagosi me armë zjarri një qytetar në Kombinat, mësohet se ka qenë në gjendje të dehur. Gjyli raportohet se plagosi 60-vjeçarin Myrteza Lika me armë në këmbë. Policia e Tiranës duket se ka tentuar ta manipulojë ngjarjen.

I plagosur në rrethana të paqarta. Madje, policia e quajti të plagosurin me probleme të shëndetit mendor.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se autor i plagosjes së 60-vjeçarit Murteza Lika është një efektiv i FNSH-së, shtetasi L. Gj., i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen detaje nga ngjarja në fjalë si dhe motivet që e shtynë policin që të plagosë 60-vjeçarin.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.