E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tregu i fruta-perimeve në zonën e ‘Varrit të Bamit’  merr flakë
Lajme

Tregu i fruta-perimeve në zonën e ‘Varrit të Bamit’ merr flakë

Është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotën tregu i fruta-perimeve tek zona e njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet.

Siç shihet nga fotoja e siguruara nga Gazeta Shqip, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe duke shkrumbuar thujashe çdo gjë.

Por sipas raportimeve deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

‘Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’’- njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.