E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot afati i fundit i opozitës për të propozuar kandidatë, nesër Kuvendi në seancë plenare!
Lajme

Sot afati i fundit i opozitës për të propozuar kandidatë, nesër Kuvendi në seancë plenare!

Çfarë ndodh nëse digjet afati 

Dita e sotme është afati i fundit i opozitës për të propozuar emrat e saj si kandidatë për presidentë.

Raundi i tretë që është edhe shansi i fundit i opozitës për të bërë propozime, po shkon drejt fundit ndërsa duket se do të digjet pa asnjë emër si dy raundet e para.

Nesër, në orën 10:00 pritet të mbahet seanca për raundin e tretë por palët nuk kanë prodhuar asnjë konsensus deri më tani.

Në rast se opozita nuk do ndryshojë qëndrim në dy raundet e fundit, “topi” kalon te maxhoranca dhe i takon asaj të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.

Palët ishin shumë afër një marrëveshje gjatë raundit të dytë, por e gjitha kishte qenë një keqkuptim, pasi kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj propozoi një formulë ku PS duhet të jepte firmat për kandidatët e PD, kusht që nuk u pranua nga homologu i tij socialist Taulant Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.