Flet babai i 20-vjeçares që u kap në dhomë me të dashurin: Prisnim të bënim dasmën, i fejuari vjen 1 herë në vit
Atë natë e gjeta vajzën lakuriq, mbi 10 burra filmonin…
Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrri e vjehrra në dhomë me të dashurin dhe video e këtij momenti u bë virale në internet, ka folur sot në media.
“Atë natë erdhi xhaxhallaët e krushkut, I thashë ca ka ndodhur. Vajza atë ditë kishe ikur se më tha që “më ka thënë burri shko te mami te babi bëj ndonjë punë atje”.
Vajza ishte e fejuar me kurorëzim me celebrim, prisnim të bënim dasmën. Ai (i fejuari) thoshte do vij në gusht në korrik ka tre vjet që prisnim. Pagën që merrte vajza po e mblidhte për të bërë dasmën, se ekonomoinë e kemi të dobët.
Kur vinte burri vetëm atje shkonte vajza, ai vinte një herë në vit.
Atë natë po shkonte 12 e natës ora kur më morën, pa na njoftuar fare erdhën dy xhaxhallarët e krushkut erdhën e më morën. Vajzën e gjeta mbështjellë me një peshqir të vogël nga mesi e poshtë, lakuriq e gjeta në dhomën e saj, aty ishin vetëm 3 gra e mbi 10 burra që e shikonin e bënin video e shantazhonin.
Xhaxhallarët e krushkut ishin, kunati i vajzës, vëllai i dhëndrit, pallati ishte mbledhur aty.
Të dashurin e vajzës e mbanin në mbrojtje ai ishte i qetë i veshur. Vajza ka shenja dhune edhe sot”
Babai i vajzës ka thënë se ngjarja ishte e inskenuar dhe gjithçka është bërë për ta turpëruar atë.
Ai u shpreh se mbështet fjalët e vajzës së tij, e cila pak ditë më parë deklaroi se “mund ta kenë droguar”, teksa theksoi se “ajo nuk gabonte kurrë”.
Babai i së resë thote se ngjarja ishte e inskenuar dhe kur shkoi në shtëpinë e bashkëshortit të 20-vjeçares e gjeti të bijën vetëm me një peshqir.
“Para se vajza të vishej, e goditi vjehrra, i thoshte “Vishu oj kuçkë, oj buçe”, dhe i gjuante”, tha ai.
Rrëfimi:
Ka shenja dhune, mbështes fjalët që ka thënë vajza. Ajo nuk gabonte kurrë. Kur futem në dhomën time të fle dhomën e mbyll nga brenda, kur vajta çelësin e kishte nga jashtë. Dera nuk ishte e shqyer.
Unë flas atë që kam parë. Djali ishte i veshur, i qetë. E mbronin që të mos e godisja unë, se tentoja. E pyeta djalin a e dije që vajza ishte e martuar, nuk fliste.
Ishte e mirëorganizuar, e inskenuar. Më përpara vajza ndoshta ka gabuar, por atë natë ishte e organizuar për të më turpëruar, për imazhin tim. Atë natë më thanë që ka 1 muaj e gjysmë që s’është në rrugën e duhur. “Po pse s’më njoftuan”. Unë s’di gjë të ketë incident të mëparshëm, s’më ka thënë njeri gjë. Edhe familjarët e tyre i kam takuar, pse s’më thanë.
E pashë vajzën me peshqir dhe shenja dhune. E kishin bllokuar tek dera.
A e ke dhunuar vajzën?
Kur erdhi policia, veshi vetëm pantallona një bluze të hollë, pa të brendshme. Unë i gjuajta një shpullë. Para se vajza të vishej, e goditi vjehrra, i thoshte “Vishu oj kuçkë, oj buçe”, dhe i gjuante vjehrra. Unë nuk mund ti shoh videot. Kunati i vajzës e ka filmuar, kanë qenë dhe disa djem të tjerë aty, filmonin sikur të ishte spektakël, ndeshje futbolli.
Videot e dhunës kur e qëllonin, nuk gjenden?
Se di në çfarë momente e kanë filmuar. Kam shkuar pas 3 orësh nga ngjarja. Videot janë mirëorganizuar për tu publikuar, Aty kishte shumë njerëz, jo s’kam folur me bashkëshortin e vajzës, më kanë bërë bllok kudo. Absolutisht asnjë fjalë s’kemi shkëmbyer. I shkëputëm marrëdhëniet.
Kam qëndruar 30 minuta, rashë pa ndjenja, isha i turbulluar. Atje na marrin në pyetje, policia nisin të bëjnë humor. Urgjenca spitalit merr vajzën pa më pyetur mua, kishte shkuar pa ndjenja në spital. Gjithë natën vajza aty.
Ai u shpreh se kur ka shkuar në spital pasi është njoftuar për gjendjen e vajzës ka dashur ta godasë djalin që ishte në dhomë me vajzën e tij, por familjarët e dhëndrit nuk e kanë lejuar.
“Atë pjesë nuk e dimë. Mbase nuk i pëlqen nusja. Atë nuk e di tani. Djali ishte në emigrim. Djali ishte i lidhur më tepër me mamanë e vet. Unë tani kur erdhën më morën me makinë dhe vajtën aty. Pyeta atë që më mori a është gjallë apo jo. Nëna e vajzës bashkëshortja ime tha medet ça ka bërë vajze mos ka bërë ndonjë pisllëk.
Më tha krushku shiko çfarë ka bërë vajza ime. Vajza bie pa ndjekja. I bie koka mbrapa mbi pllaka. Ata ishin 10 veta që kishin rrethuar atë djalin që thonë që janë të dashur. U mata ta godas. Ata nuk më linin. I thashë a je burrë vriti të dy. A i kape. I thashë pse ishte çelësi nga jashtë i derës. Kur fle gjumë çelësi lihet brenda. Kush e hoqi çelësi. Kjo është e mirëinskenuar. E futën vajzën në kurth.
Na fëlliqën imazhin. Nuk ulëm dot me një shok me një gjë. Lamë punën. Unë djali dhe vajza u larguam nga shtëpia. Vajza e vogël është larguar nga shkolla. Ajo ngjarje nuk ndodhi në shtëpinë time por në shtëpinë e ish krushkut. Vajzën ata e kanë ndarë veç. Po bënin humor me vajzën time komisariati i policisë në atë orë të natës”, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



