Zbulohet afera që çoi në pranga shefin e Urbanistikës dhe juristen e ASHK-së në Sarandë, dyshohet se tjetërsuan 10 mijë m2 tokë
Detaje të reja janë mësuar nga arrestimet e kryera në radhët e funksionarëve publikë në qytetin e Sarandës, ku në pranga përfunduan drejtori i Urbanistikes në Bashkinë e qytetit, Pandi Zhonga, juristja e ASHK Sarandë, Rovena Alikaj, dhe noteri Aleko Anagnosti.

Dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar aty.
Operacioni për arrestimin e tyre u realizua rreth orës 14:00 të kësaj të mërkure, pas lëshimit të urdhër arresteve nga prokuroria lokale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



