“Çfarë është kjo grykësi?”/ Murrizi ia thotë në sy Berishës: Nuk fitohet vota me Whatsapp
Myslim Murrizi ka kërkuar fjalën në Këshillin Kombëtar të PD-së, të drejtuar nga Sali Berisha, ku ka folur me tone të ashpra për mënyrën si po zgjidhet kryesia e partisë.
Në sy të Berishës kërkoi që anëtarësia të ketë të drejtë vote, ndërsa pohoi se partia duhet të hapet
“Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet whatsapp jemi të pabesueshme para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushte unë them se nuk e kemi kaluar lumin. Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet whataspp bëjnë atë që thotë Berisha. Janë të mirë, por për çfarë për miq., apo krushq. Çfarë është kjo grykësi…Miq më thonë me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën ? Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar… Që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar. nxirrni , bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament , lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar Kryesisë pa votues.”, tha ai.
Murrizi në fjalën e tij kritikoi procesin e zgjedhjes së Kryesisë, ku sipas tij vota ishte e orientuar duke bërë të zgjidheshin të gjithë përfaqësuesit e mëparshëm të Lulzim Bashës.
Murrizi: Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet whatsapp jemi të pabesueshme para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushte unë them se nuk e kemi kaluar lumin.
Sa nga këta të votuarit nëpërmjet Whatsappit, bëjnë atë që thotë doktor Berisha, sjellin njerëz për të dalë në protestë këtu. Janë burra të mirë, gra të mira? Sa të duash. Janë përfaqësues? Zero!
Janë të mirë për çfarë, për krushq? Çfarë janë këta që kandidojnë për në Kryesi kandidojnë prapë për në sekretariate. Me të njëjtët njerëz?
Më thonë njerëzit: “A vetëm me Lulin dhe Gazin e ke pasë betejën, se Kryesia e Lulit është prapë aty”.
Unë nuk besoj që jemi kaq pa sens politik që Bardh Spahisë i jep Shkodra 2 mijë vota dhe ne këtu nuk i japim 200 vota për ta zgjedhur në Kryesi. Pse nuk u zgjodh? Se ka qenë vota e orientuar, që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar.
Nxirrni, bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz u vijnë nga pas këtyre. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament, lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



