E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjenden dokumente të ish-Prokurorit të Tiranës e bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Sarandës
Lajme

Gjenden dokumente të ish-Prokurorit të Tiranës e bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Sarandës

Detaje të reja publikohen nga ngjarja e Sarandës ku iu vu zjarri zyrës së noterit Aleko Anagnosti. Burime për Panorama.al, bëjnë me dije se në zyrë, krahas dokumenteve të noterit, ishin dhe një sërë dokumentesh që u takojnë një sërë zyrtarësh të tjerë.

Bëhet me dije se në zyrën e tij, ndodheshin dokumente të ish-prokurorit të Tiranës, Artan Lulajt i cili u shkarkua nga vetingu në muajin janar të këtij viti.

Gjithashtu, kishte dokumente që i përkasin noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Sarandës, Edmond Gjoka.

Policia prej disa orësh po vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar dëmet e shkaktuara ndërkohë që njëkohësisht po kryen dhe sekuestrimin e dokumentacionëve me urdhër te Prokurorit.

Për shkak se noteri ndodhet në paraburgimin e Sarandës, në vendngjarje është paraqitur nëna e tij e moshuar.

Persona ende të paidentifikuar i vendosën flakën zyrës së noterit Aleko Anagnosti në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ky i fundit është arrestuar më 1 qershor sëbashku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë Sarandë të akuzuar për tjetërsim pronash në bregdet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.