E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot  Johnny Depp feston 59 vjetorin e lindjes
Lajme

Sot Johnny Depp feston 59 vjetorin e lindjes

Emri i aktorit të famshëm, Johnny Depp, është padyshim më i përfoluri për momentin. Ishte gjyqi i famshëm me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard, që i bëri shumë të komentuar që të dy.

Për gati shtatë seanca radhazi, dyshja e aktorëve u përballën me njëri-tjetrin, por gjithçka mbaroi një javë më parë në favor të yllit të “Pirates of the Caribbean”.

Sot aktori feston ditëlindjen e tij dhe mbush plotë 59 vjeç. Edhe në këtë moshë ai konsiderohet si një person mjaft joshës në Hollywood.

Depp gjatë gjithë jetës së tij është shoqëruar me femra të bukura, ku është martuar dy herë dhe tri fejesa i kanë dështuar. Si në rastin e Amber Heard në përgjithësi jeta e tij personale ka qenë e ngatërruar.

Emri i Johnny Depp bën pjesë edhe në librin Guinness, si aktori më i paguar ndonjëherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.