Hetimet për vrasjen e rojës në Fier
Dyshimet për tentativë grabitje, pistat ku po heton policia
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 67-vjeçarin që u gjet sot i pajetë në një serë perimesh në fshatin Mbrostar Ura.,
Petraq Gjika, vëllai i kryeplakut të këtij fshati ishte plagosur me thikë 4 vite me pare ,,nga një person teksa ishte në një kafe.
Ngjarja asokohe ndodhi në 4 korrik të vitit 2018 në vendin e quajtur ‘Grecalli’. Gjatë atij episodi Gjika u plagos në bark dhe në fyt, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plagëve, ndërkohë që për krimin u arrestua një ditë më vonë Xhevat Bregun, banues në Mbrostar, i cili aktualisht po vuan dënimin në burg. Policia aktualisht po heton nëse ngjarja e sotme ka lidhje me plagosjen e 4 viteve më parë.
Ndërkohë që grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Gjika mund të jetë përballur me një tentative grabitje të serës, ndërsa mund të jetë sulmuar për vdekje nga ndonjë hajdut.
Do të jenë pikërisht kamerat e sigurisë së objektit ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen dhe mund të çojnë në identifikimin e autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



