E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr te kisha e Laçit, një person në gjendje kritike për jetën
Lajme

Sherr te kisha e Laçit, një person në gjendje kritike për jetën

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme te kisha e Laçit, një vend i shenjtë ky për shumë shqiptarë, por mesa duket ka dhe nga ata që s’duan t’ia dinë ku ndodhen dhe ia nisin të zihe.

Pas një konflikti të çastit një person është plagosur me thkë dhe është dërguar në spital në Tiranë në gjendje të kritike për jetën.

Nga burime jo zyrtare thuhet se gjithcka ka nisur për arsye banale, për një vend parkimi, por më pas situata ka degraduar dhe ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Kisha e Laçit është një nga objektet më të famshme dhe tradicionale e cila frekuentohet nga të gjithë shqiptarët. E marta e 13-të është dhe “piku” i njerëzve dhe sipas traditës, objekti duhet të vizitohet 3 të marta rresht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.