E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i kadastrës Artan Lame : Ka rënie të korrupsionit  sepse po më kërkojnë rritje rrogash
Lajme

Kreu i kadastrës Artan Lame : Ka rënie të korrupsionit sepse po më kërkojnë rritje rrogash

Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha sot në konferencën anti-korrupsion se punonjësit e institucionit që ai drejton kanë kërkuar rritje rrogash.

Sipas Lames kjo është shenjë që në Kadastër ka rënë korrupsioni, pasi kohë më parë punonjësit e hipotekës nuk e kërkonin rrogën për shkak të rryshfetit të lartë.

“Vetë ritmi i punës nëpërmjet sistemit nuk të lë kohë për ta thirrur, për ti thënë hajde te kafja, për ti thënë të shkojmë atje, të takohemi, mesazhi e gjithë të tjerat. Vec rritmi i punës nëpërmjet sistemit e përmirëson gjënë. Ajo që i vë kapakun dhe që e kam vënë re këto ditë te fundit dhe që ma kujtoi Blendi Gonxhe me thënë të drejtën me të cilin ka 22 vite që nuk na ndan fati, herë bashkohemi, herë ndahemi, por jemi gjithmonë në krah të njeri tjetrit, është fakti që në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurtë e uljes së korrupsionit. Në qoftë se për doganierët dhe punonjësit e Hipotekës dikur thuhej “po pse ka edhe rrogë”, fakti që tani po bëjnë presion për rritje rroge tregon që është ulur shumë indeksi i korrupsionit”, u shpreh Lame.

Ndërsa Milva Ikonomi, tha se “Dy gjëra duhet të vazhdojnë, e para transparenca. Çdo shërbim që ne japim duhet ti bëhet me dije qytetarëve. E dyta, monitorimi nuk duhet të mungojë kurrë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.