Reforma Territoriale/ “E nevojshme zgjatja e mandateve”, Balla tregon periudhën se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale
Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në një komunikim për mediat bëri me dije se sipas përllogaritje të afateve, zgjedhjet e ardhshme mund të mbahen nga 15 prilli në 15 maj të vitit të ardhshëm.
“Duhet një punë konkrete për të parë forma të reja të organizimit, ka një rekomandim që gjithmonë çështjet që lidhen me reformat duhet miratuar një vit përpara për të pasur kohë dhe besoj që në rastin e reformës territoriale Komisioni të marrë kohën e duhur. Besoj do të jetë e nevojshme një zgjatje e mandatet dhe duhet të biem dakord në kohë që kjo zgjatje të bëhet. Konsiderimi apo anulimi i pikës dy të nenit që ka të bëjë me ndarjen e mandatit e ka bërë të pazbatueshëm të gjithë nenin e ndarjes së mandateve. Për zgjedhje të tjera të qeverisjes vendore çdo gjë është gati. Nëse i përllogarisim afatet, besoj që mes 15-prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshme duhet mbajtur zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se pas miratimit në Kuvend, nesër do të nisë punë Komisioni i Reformës Territoriale.
Teksa bëri të ditur që komisioni do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani reforma territoriale, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njera tjetrën në nivel rajonal.
“Është dakordësuar mbajtja nesër e mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale ku grupi i punës do të hartojë një projekt. Është e rëndësishme që ky komision të bëjë një hulumtim të punës së deritanishme. Zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Komisioni të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një bashkëpunim rajonal mes bashkive. Në kuadër të procesit të integrimit europian, organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre në nivel rajonal”, u shpreh Balla.
Sipas tij “Besoj që këto 7 vite, kanë konfirmuar një përmirësim të shërbimeve publike në dobi të qytetarëve. A ka vend për përmirësi? Besoj që kryeministri ka qenë i qartë në kërkesën dhe llogaridhënien e kryetarëve të bashkive dhe i bashkohem apelit për përmirësim. Por e vërteta është se ku ishim dhe ku jemi diferenca është shumë e madhe. Deputetët duhet ta shohin si një detyrë ndaj qyretarëve dhe jo partiake. Vlerësimi im është që qarqet në modelin aktual kanë humbur peshën e tyre dhe dhe të gjejmë një mënyrë për të shkuar me një organizim më të mirë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



