Policia gjen 350 kg kokainë të mbështjellë me “Louis Vuitton” në shtëpinë e Altin Drimadhës! Ngarkesa do dërgohej në Belgjikë
Shtëpia e trafikantit shqiptar Altin Drimadha në Sau Paulo në Brazil është bastisur nga policia vendase pak ditë më parë.

Me datë 7 qershor policia braziliane ka bastisur një nga shtëpitë e Altin Drimadhës në Sao Paulo në Brazil e cila ruhej nga dy anëtarë vendas të bandës së tij të cilin ishin të armatosur. Policia gjeti 350 kg kokainë të pastër të paketuar në kuti, të cilat ishin ambalazhuar me dizajnin e markës “Louis Vuitton”.
Sipas mediave dyshohet se lënda narkotike ishte porositur që të transportohej drejt Belgjikës, siç tregohet në fotot e publikuara nga autoritetet me mbishkrimin (Da Vinçi 1742) ndërsa janë sekuestruar edhe 230 000 dollarë amerikanë. Përveç drogës dhe parave policia gjeti edhe dy celularë të koduar, dy pushkë AK 47 një USB ku janë gjetur disa video ku bashkëpunëtorët e Drimadhës kishin filmuar operacionin e ngarkimit të lëndës narkotike në portin e Sao Paulos.
Ekspertët e policisë federale braziliane kanë gjetur kodin e USB ku ndodhej video bashkë me raportet e marra nga hetimet e javëve të shkuara ku identifikuan emrin e mjetit lundrues Oceanic Panfilo. Ata zbuluan se jahti me flamur maltez, i nisur pak muaj më parë nga porti i Monte Carlo me 13 persona në bord përfshinte 7 persona nga ekuipazhi dhe 6 studentë, filozofë australianë.
Ata ishin të apasionuar pas ishujve dhe kishin kaluar fillimisht në brigjet spanjolle për në oqeanin Atlantik.
Ata ishin ndalur në portin e Sao Paulos dhe ky moment ishte kapur në pamjet që policia dispononte në videot që ndodheshin në USB e trafikantëve të drogës.
Agjentët portugezë ndaluan jahtin me 13 persona në bord duke nisur kërkimet bazuar në përmbajtjen e videos në USB. Gjatë kontrolleve ata gjetën 650 kg kokainë me të njëjtin paketim me dizajnin “Louis Vuitton” si ajo që ishte gjetur në Brazil.
Mediat raportojnë se përveç shqiptarit Altin Drimadha, në krye të trafikut të drogës është edhe një shqiptar tjetër i cili kishte të shkuar kriminale në Australi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



