E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëvendësministri përplaset me pedagogun: Le të bëjnë protesta sa të duan ‘qorrët’ e zotit Qori
Lajme

Zëvendësministri përplaset me pedagogun: Le të bëjnë protesta sa të duan ‘qorrët’ e zotit Qori

Zëvendësministri i Financave Besart Kadia  është përplasur me aktivistin dhe pedagogun Arlind Qori në emisionin ‘Open’, teksa diskutonin për protestën kundër rritjes së çmimeve.

I gjithë diskutimi ka degraduar në fyerje personale, kur  Qori iu drejtua Kadisë duke i thënë se “ti je injorant me diplomë”, ndërsa pak më vonë në bisedë, Kadia iu drejtua me epitetin “qorri”, ndërsa komentoi edhe veshjen e tij.

Pjesë nga debati:

Besart Kadia: Le të bëjnë protesta sa të duan ‘qorrët’ e zotit Qori, por të thuash që për këtë arsye duke qenë ‘qorri’ në krye të bordit do marrim vendim të saktë, nuk e marrim dot se nuk merr vesh dot ‘qorri’ nga kjo punë

Arlind Qori: Se je për gjynah, hiqi komplekset (qesh)

Besart Kadia: Hiqi syzet që të shohësh më mirë

Arlind Qori: O vlla që në klasë të parë nuk kam parë rob si puna jote (qesh)

Besart Kadia: Ngaqë është shumë serioze e bëra qesharake

Arlind Qori: Hiqi komplekset, fol me arsye, ruaji ato pak mend që ke

Besart Kadia: E bëra qesharake për tu bashkuar në valën mendore tënde

Arlind Qori: Mirë, mirë

Besart Kadia: Të vish me këtë bluzë për të folur për inflacionin nuk të shkon

Arlind Qori: Po më bluzën time ç’ke? Çlidhje ka bluza ime

Besart Kadia: Nga miniera mund të vish kështu, por nuk vihet me T-shirt me, po jo pedagog të vish kështu në studio se do të kishte respektuar dhe qytetari

Arlind Qori: Qytetari? Hajdutin me kollare e respekton ë? Njeriun e ndershëm me bluzë e ofendon?!

Besart Kadia: Në botën e qytetëruar kështu janë standardet dreqi ta hajë

Arlind Qori: Kjo është kultura jote që s’merr vesh nga kultura

Besart Kadia: Vishu pak mirë kur vjen në studio

Arlind Qori: Ta kam lënë ty, unë merrem me gjëra të tjera.. Po turpëron dhe shefin tënd, lere veten, ja kolegu yt këtu ty është në siklet i ziu duke të dëgjuar se nuk po turpëron veten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.