E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja e Gent Sejkos 50 mijë USD pagë në Tirana Bank që kontrollohet nga burri i saj guvernator
Lajme

Gruaja e Gent Sejkos 50 mijë USD pagë në Tirana Bank që kontrollohet nga burri i saj guvernator

Ridvan Bode mbikëqyr BSH-në ku punon e bija

Raste flagrante dhe skandaloze të konfliktit të interesit në Bankën e Shqipërisë, në oazin ku vegjetojnë prej vitesh familjarët, gratë, motrat, vajzat, tezet, dhëndrrurët dhe konkubinat e oligarkëve, ministrave, ish ministrave, deputetëve etj.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në rolin e funksionarit publik kontrollon një bankë të nivelit të dytë, tek e cila punon bashkëshortja e tij Elona Sejko.

Prapaskena mëson se bëhet fjalë për Tirana Bank, tek e cila Elona Sejko merr rreth 50 mijë USD pagë në vit si drejtore shërbimesh financiare.

Konflikti i interesit mund të jetë deri në kufijtë e një skeme korrupsioni, pasi Banka e Shqipërisë me në krye Gent Sejkon, sipas ligjit rregullon dhe mbikëqyr veprimtarinë e Tirana Bank ku punon gruaja e tij.

Nga ana tjetër, vajza e Ridvan Bodes, Adela Bode, është punësuar në Bankën e Shqipërisë, ku çdo vit merr një pagë rreth 20 mijë USD. Në të njëjtën kohë, babai i saj, Ridvan Bode, është pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Pra, e bija është në rolin zbatues të punëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa babai mbikyr punën që bën e bija.

Ky konflikt i dukshëm interesi vijon prej vitet 2018 vetëm pak metra larg Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, institucion i cili është kthyer në mburojë e konflikteve të interesave në zyrat e shtetit shqiptar dhe pasurive të paligjshme të pushtetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.