Zelensky thirrje liderëve botërorë: Na ndihmoni t’i japim fund luftës deri në fund të vitit
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se liderët e G7-ës po qëndrojnë të bashkuar në pozicionin e tyre për të mbështetur Ukrainën, ndërsa janë të kujdesshëm që të mos përkeqësojnë konfliktin.
Scholz thotë se politikat e vendeve të G7 janë “shumë të harmonizuara”. “Ne po diskutojmë të gjitha temat që janë në rendin e ditës, veçanërisht të qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe kuptuam se politikat e të gjitha vendeve tona janë shumë të përafruara”, u shpreh ai.
Scholz shtoi se liderët po “marrin vendime të vështira” për të ndihmuar Ukrainën, duke shmangur “një konflikt të madh midis Rusisë dhe NATO-s”.
Vazhdoni presionin ndaj Rusisë, i thotë Zelensky, G7-ës
Presidenti Zelensky u kërkoi udhëheqësve të G7-ës që të “mos ulin presionin” dhe të vazhdojnë të ndërmarrin veprime “të rënda” ndëshkuese ndaj Rusisë, raporton AFP.
Zelensky më herët iu drejtua liderëve me video-lidhje, në ditën e dytë të samitit treditor të G7-ës. Ai përsëriti lutjen e tij për më shumë armë të rënda dhe pajisje të mbrojtjes ajrore për t’i rezistuar sulmeve të vazhdueshme raketore të Rusisë.
Presidenti ukrainas Zelensky tha se se donte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit, pasi kushtet e betejës do të bëheshin më të ashpra për trupat e tij ndërsa ata luftonin kundër rusëve dhe u kërkoi udhëheqësve të G7 të bënin maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit.
Zelensky iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani, ku kërkoi ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë.
Ai gjithashtu kërkoi nga liderët që të “intensifikojnë sanksionet” kundër Rusisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



