E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shëndetësia në krizë për mjekë: Ministria kërkon ndihmë tek  mjekët e dalë në pension
Lajme

Shëndetësia në krizë për mjekë: Ministria kërkon ndihmë tek mjekët e dalë në pension

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka deklaruar se Shqipëria është në krizë për personel shëndetësor, me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Kjo krizë e shkaktuar nga ikja masive e tyre jashtë vendit për shkak të politikave të gabuara nga qeveria konstatohet lehtësisht në këtë sezon vere, kur nga Ministria e Shëndetësisë po kërkohet të punësohet punonjësit e dalë në pension për të mbuluar boshllëqet sidomos në zonat turistike.

“Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë që Shqipëria do të jetë në kolaps për personel shëndetësor, ashtu po ndodh, – thuhet në njoftimin e publikuar në Fb. – Shumë spitale si shtetërore ashtu dhe private janë me mungesa të mëdha të mjekëve specialistë dhe infermierëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë, për të plotësuar nevojat për staf në qendrat shëndetësore verore po telefonon dhe po u kërkon mjekëve të dalë në pension të bëhen pjesë e këtyre shërbimeve.

Pse vallë kur ne ngremë shqetësime reale, ata nxjerrin lloj-lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke përgënjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne të largimeve masive nga Shqipëria të mjekëve dhe infermierëve dhe sot del zbuluar ky realitet ku ministria për të mos dalë zbuluar që nuk ka mjekë e infermierë, i lutet stafit të dalë në pension për t’ju bashkuar për të shërbyer?!

Kur do të ndërgjegjësohen për të rregulluar politikat e duhura të punësimit dhe vlerësimit të stafit mjeksor para se Shqipëria të bëhet monopol i një grupi mjekësh e infermierësh të politizuar që e kanë kthyer si pronë të tyre vendin e punës apo çdo post tjetër duke bërë që infermierët dhe mjekët e aftë të largohen nga Shqipëria?!

Mos vallë duhet t’i kthej sytë ministria nga vendet e tjera për të plotësuar nevojat për staf mjekësore në vend?! Nuk keni parë gjë akoma… pasi tani është vonë për të ndaluar këtë hemoragji në shëndetësi,” përfundon Shoqata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.