E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasani përgatitet për protestën, njofton vendosjen e autobusëve falas drejt Tiranës
Publik News

Elbasani përgatitet për protestën, njofton vendosjen e autobusëve falas drejt Tiranës

Partia Demokratike do të mbajë nesër, më 7 korrik, protestën e parë që pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të saj. Dega e Elbasanit duke se i ka bërë përgatitjet e fundit dhe ka njoftuar vendosjen e autobusëve falas për të gjithë qytetarët që do vijnë në Tiranë.

Kryetari i Degës PD Elbasan, Blendi Himçi në një deklaratë për mediat ka ftuar banorët që t’i bashkohen protestës që do mbahet në orën 19.00 përballë Kryeministrisë. Sipas tij, situata është kritike dhe secili duhet të dalë për fatin e tij.

Temperaturat përvëluese të këtij fillim korriku nuk e kanë ndalur qeverinë të përfshihen në të tjera skandale që kanë në thelb vjedhjen e qytetarëve dhe pasurimin e qeveritarëve. Bordet komuniste të Edi Ramës, për çmimin e karburanteve dhe çmimin e produkteve të shportës po luajnë me xhepat e qytetarëve.

Qytetarët shqiptarë po paguajnë naftën me të shtrenjtë në rajon. Situata është kritike. Shpresa me këtë qeveri është vrarë. Nga nesër secili ka mundësi të jetë zot i fatit të tij. 7 korriku do të jetë një ditë ndryshimi.

Ftoj qytetarët e Elbasanit ti bashkohen protestës nesër. PD Elbasan në do të vendoset në të qytetarëve që do të protestojnë nesër në Tiranë. Në  dispozicion do të jenë autobusë të cilët do të vendosen para selisë për tu nisur drejt Tiranës. Të gjithë bashkë mund ta mundim të keqen”, u shpreh Himçi./Rea Xhuli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.