E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është Drejtori që kërkonte 500 mijë lekë për “dy metra dhe”
Lajme

Ky është Drejtori që kërkonte 500 mijë lekë për “dy metra dhe”

Ditën e sotme është arrestuar nga policia e kryeqytetit, Drejtori i Varrezave të Tufinës në Tiranë Elidor Ndini, pasi akuzohet se ka abuzuar me tokat e varrezave.

Gjatë përgjimeve ka rezultuar, se Drejtori Ndini, kërkonte 500 mijë lekë shtesë për një vend varri.

Sipas informacioneve Ndini ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, me çmimet që varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Gjithashtu mësohet se bashkë me drejtorin janë ndaluar edhe tetë zyrtarë, ndërsa operacioni vijon ende.

Gjithashtu mësohet se bashkë me drejtorin janë ndaluar edhe tetë zyrtarë, ndërsa operacioni vijon ende. Hetimi është zhvilluar me metoda speciale ndërsa janë dokumentuar rastet dhe zbuluar edhe abuzime me tenderë në fusha të tjera. Arrestimi i drejtorit të varrezave të Tufinës dhe i tetë zyrtarëve të tjerë është bërë në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.