E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku thirrje për pranimin e amandamenteve të PD-së në rezolutën e Srebrenicës: Socialistët të reflektojnë, të dënohet genocidi
Lajme

Tabaku thirrje për pranimin e amandamenteve të PD-së në rezolutën e Srebrenicës: Socialistët të reflektojnë, të dënohet genocidi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorid Tabaku, i bëri apel kolegëve socialist që të reflektojnë dhe të pranojnë amandamentet e PD-së në lidhje me rezolutën për dënimin e genocidit në Srebrenicë.

Përmes një interviste të dhënë nga jashtë Kuvendit Tabaku tha se pa dënimin e genocidit serb në Srebenicë; pa njohjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe masakrave që ushtria serbe ka kryer, por njëkohësisht dhe vrasjen e 8000 civilëve, rezoluta do të jetë e paplotë, ndaj apeloi që amendamentet të merren parasysh.

“Ditën e hënë në konferencën e kryetarëve kam prezantuar një sëra mandamentesh me rezolutën që po diskutohet sot. Amandamentet lidheshin me dy elementë kryesorë dhe unë kam këtu një përmbledhje të amendamenteve.

E para ishte që Partia Socialiste duhet patjetër të dënojë genocidin, të njohë viktimat, të njohë që aty ka ndodhur një genocid dhe të njohë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Unë gjykoj që rezoluta e sotme është e mangët dhe nuk e arrin qëllimin, megjithatë ne do ta votojmë atë.

I bëj thirrje grupit socialist të reflektojë deri në fund të seancës dhe të pranojë amendamentet e Partisë Demokratike, për ta dënuar genocidin ta njohur atë si genocid mbi parimet dhe standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës”, tha tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.