E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çobani  në Greqi që u pagua   30 mln euro nga qeveria e Ramēs
Publik News

Çobani në Greqi që u pagua 30 mln euro nga qeveria e Ramēs

Është thelluar edhe më shumë skandali i evazionit fiskal 189 milionë euro nga mafia e inceneratorëve.

Pas të moshuarve në Azilet e Pleqve, edhe një çoban me lopë në Greqi rezulton si pronari i kompanisë që ka përfituar 30 milionë euro. Vezir Brahaj ka  pohuar se prej 18 vitesh jeton në Greqi ku punon si çoban. Por ndërkohë qeveria Rama ka disbursuar në kompaninë e tij, të lidhur me Inceneratorët plot 30 milionë euro.

Gazetarja: Alo përshëndëtje

Vezir Brahaj: Përshëndetje zonje

Gazetarja: Me Z. Vezir Brahaj flas?

Vezir Brahaj: Po po

Gazetarja: Z. vezir sa vjec jeni dhe ku jetoni?

Vezir Brahaj: Unë jetoj në Greqi te cupa e vogël

Gazetarja: Prej sa vitesh?

Vezir Brahaj: Që nga 2008 deri më sot

Gazetarja: Gjatë kësaj periudhe kohore sa herë keni ardhur në Shqipëri zotëri?

Vezir Brahaj: Kam ardhur nja 3-4 herë, herën e fundit kam ardhur në 2019 në 25 janar më vdiq djali I vetëm. Ndenja 3 muaj deri në maj dhe u ktheva në Greqi se isha vetëm. Gruaja më vdiq në 2008, ngela vetëm.

Gazetarja: Z.Brahaj prej ditësh Prej ditesh emri juaj eshte permendur se ju jeni pronar I dy komapnive te lidhura me inceneratoret që kane qarkulluar rreth 30 milione euro, si qëndron e vërteta Z. Vezir a jeni ju pas këtyre transaksioneve?

Vezir Brahaj: Unë nuk e di kush I ka hedhur.. nuk e di

Gazetarja: Z. Vezir në emrin tuaj rezultojnë 2 komapni  Elvis 03 dhe Elvis COO. A I keni blere ju keto kompani?

Vezir Brahaj: Jo Jo Jo nuk kam blerë unë kompani nuk di gjë për atë punë

Gazetarja: A jeni marrë ndonjëherë me biznes z.Vezir?

Vezir Brahaj: Jo jo jo jo vetëm në Greqi, coban me lop. 300 euro në muajt

Gazetarja: Po shtetasit Dashamir Ymeraj dhe Eneid Zeqo a I njihni, sepse rezultojnë se ju keni blerë dhe ata ju kanë shitur kompanitë, a I njihni ju këta?

Vezir Brahaj: jo jo jo jo s’njoh asnjë njeri unë fare

Gazetarja: Nuk I keni takuar asnjëherë zotëri?

Vezir Brahaj: Jo jo jo asnjëherë

Gazetarja: Po në Shqipëri ku keni jetuar zotëri kur keni qenë këtu?

Vezir Brahaj: Unë kam jetuar në fshat në Kanegjë

Vezir Brahaj: Pastaj në Kombinat vdiq gruaja në Misto Mame e kam varrosur aty në Sharrë dhe si kam hequr ato eshtrat akoma

Vezir Brahaj: Se u shtrova në spital në Janinë nja 10 ditë jam operuar nga zemra

Vezir Brahaj: Kam bërë nja 3 operacione dhe nuk jam në gjendje tani të vazhdoj punën

Gazetarja: Po në të shkuarën cfarë pune keni bërë kur keni qenë në Shqipëri me cfarë jeni marrë?

Vezir Brahaj: Në koperativë furrxhi

Gazetarja: Po vitet e fundit me cfarë jeni marrë zotëri?

Vezir Brahaj: Nja 2-3 vjet atje në firmë private në Gurore, iku Gurorja u mbyll erdha në shqipëri

Vezir Brahaj: Jam aperuar në zemër nuk punoj dot më tani

Gazetarja: A mendoni se te kompania ku keni punuar ju ka marr dikush një firmë ose një kartë identiteti dhe I ka kryer këto veprime pa dijeninë tuaj?

Vezir Brahaj: Jo jo jo karta e identitetit mua më ka humbur në spitalin e Janinës

Gazetarja: Po me kompaninë e inceneratorëve a keni pasur ndonjëherë ndonjë lidhje ose ndonjë të afërm që ka punuar ose ndonjë…

Vezir Brahaj: jo jo jo jo … asnjë lidhje me asnjë kompani

Gazetarja: A keni ndonjë dyshim që ju vjen ndërmend që mund ti ketë bërë këto veprime pa lejen tuaj

Vezir Brahaj: Po ca s’bën vaki ti zonjë

Vezir Brahaj: Unë jam sot e 18 vjet jam larguar nga Shqipëria

Vezir Brahaj: Djali më vdiq nga gazi punonte te firma arbrit atje vdiq nga gazi në Bulqizë

Vezir Brahaj: E varrosa më 26 janar të 2019 dhe erdha këtu

Vezir Brahaj: U sëmura nga zemra u operova vet kështu vazhdoi jeta ime tani

Gazetarja: Nje I afermi juaj në fakt na ka treguar edhe nje episode tuajin, qe keni pasur djalin e semure dhe nuk keni pasur mundësi financiare per ta kuruar.

Gazetarja: Po ne këtë periudhe a ju ka ndimuar dikush pra ose a mendoni se mund të jetë bërë ndonjë transaksion pra në këto kompani?

Gazetarja: A ju kane ndihmuar keta persona per te zgjidhur hallin?

Vezir Brahaj: Jo jo jo jo asnjë person I asnjë kompanie

Gazetarja: Pra Dashamir Ymeraj dhe Eneidi Zeqon ju nuk I njihni?

Gazetarja: Pra ju rezultoni se ky person ju ka shitur ju 2 kompani pra dhe jeni bashkëpronar

Vezir Brahaj: Une nuk I njoh fare tani nuk e di nga është …

Vezir Brahaj: Ca pune kryen ai..

Vezir Brahaj:  Une coban me lopë, atë të thashë 300 euro në muaj mbaja gura, mbaja ndihmoja djalin

Vezir Brahaj: E në 29 maj, shkurt më gjetën atje të shtrirë më mori ambulanca me polici më shtroi në Janinë

Gazetarja: E kuptoj, po për kompanitë e inceneratorëve zotëri a keni dëgjuar ndonjëhrë?

Vezir Brahaj: Jo jo jo jo nuk jam lidhur me kompanitë fare unë nuk njoh fare asnjë kompani zonjë

Gazetarja: Po nga prokuroria ose policia keni pasur kontakt, ju ka kontaktuar njeri?

Vezir Brahaj: Jo jo jo jo te policia shyqyr zotit nuk kam vajtur …

Vezir Brahaj: Te dera e policisë apo prokurorisë apo në gjykatë …

Vezir Brahaj: Nuk jam marrë me këto gjëra unë…

Vezir Brahaj: Nuk I njoh nuk I njoh fare… I njoh si ashtu po nuk më ka cuar perëndia.

Gazetarja: Gjatë periudhës së dhjetorit të 2019 deri në Dhjetor të 2021 ku keni qenë në këtë periudhë?

Vezir Brahaj: Në Greqi te cupa e dytë dhe e treta

Gazetarja: E kuptoj , sepse rezulton që ju në Dhjetor të 2019  deri në Dhjetor të 2021 ju kanë deklaruar të punësuar tek subjekti Elvis 03 Grup.

Vezir Brahaj: Nuk I njoh fare moj zonjë unë ata … unë varrosa djalin e vetëm

Gazetarja: E kutoj

Vezit Brahaj: 3 ditë dhe erdha këtej

Gazetarja: E kuptoj, po për periudhën në shtator të 2021 deri në prill të këtij viti ku keni qenë?

Vezir Brahaj: Jam këtu në Greqi nuk kam shkelur fare po bëj 4 vjet mbush djali në Janar jam këtu te cupa e vogël në Greqi./ Syri TV

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.