Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë lë pas vetëm Rusinë
Korrupsioni në rajonin tonë po kthehet në komponentin kryesor që ngadalëson zhvillimin dhe përparimin. Në bazë të një renditjeje që e cilëson vendin tonë si më i korruptuari Meta bën reagimin e tij;
Ai thekson se .“Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë. Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate. Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!’ shprehet Meta duke e cilësuar këtë si të vetmen zgjidhje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



