Kryeprokurori Çela në Kuvend Lufta kundër pastrimit të parave duhet të jetë objektiv prioritar
Çela parashtroi një përmbledhje të raportit për vitin 2021, prokurorët që janë ndjekur me 47 mijë procedime penale nga të cilat 28 mijë janë procedime të regjistruara këtë vit. Ka një rritje të procedimeve penale të mbartura. Sa i përket gjykimeve të posaçme nuk janë të kënaqshme të dhënat. Në lidhje me vendimet e gjykatës rezulton se janë dënuar mbi 8000 të pandehur. Për 144 prej tyre është dhënë vendimi për të deklaruar ata të pafajshëm.Lufta kundër pastrimit të parave ka qenë objektiv prioritar. Me gjithë rezultatet e arritura ende mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. Sa i përket korrupsionit prokurorët kanë rritur rolin aktiv me hetime prokatike për korrupsionin që lidhet me detyra. Janë arrestuar në flagrancë 40 persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Çela shtoi
se persa i përket hetimeve për rastet e korrupsionit prokurorët kanë rritur rolin aktiv për hetimet proaktive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



