E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ohër, arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të PS
Lajme

Ohër, arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të PS

Në orët e hershme të mëngjesit policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit. Me këtë rast janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Sipas Alsat, vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe. Fabrika ka qenë e regjistruar si filialë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndri  i kryetarit bashkisë së Pogradecit, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.