Vazhdon rritja e çmimit të naftës/ PD denoncon shkeljet-Tallja e qeverisë me qytetarët vazhdon ,ulin me 2 lek çmimin e naftës
Deklarata e PD;
Tallja e qeverisë me qytetarët vazhdon ,ulin me 2 lek çmimin e naftës. Bordi i transparencës bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve. Bordi i Transparencës e ka ulur çmimin e naftës në vend nga 240 në 238 lekë për litër. Dylekëshi i bordmenëve të qeverisë dhe oligarkisë nuk është ulje, por një shuplakë për konsumatorin shqiptar.Standardi i përdorur nga grosistët, i lejuar dhe bekuar nga qeveria, është tregues i talljes dhe babëzisë me qytetarin. Partia Demokratike bën thirrje edhe njëherë që bordet të tërhiqen, duke mos i dhënë rast Edi Ramës t’i përdorë si mekanizëm propagande.Bordet nuk shërbejnë për gjë tjetër, veç si shfajësim i qeverisë për abuzimet me çmimet e larta të hidrokarburve. Mosreflektimi i uljes së naftës në bursa në tabelat e çmimeve të karburanteve në vend, është shenjë se Bordi nuk bën transparencë, por shërben si gjethe fiku. Nuk i mbron qytetarët, por sajdis qeverinë dhe oborrin e biznesit kryeministror.Shqipëria është një vend në rrezik. Nuk duhet të largohen shqiptarët nga vendi, por rreziku- deklarata e plotë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



