Denoncimi/ Hacker-at e e-Albania janë të Edi Ramës
‘Hacker-at e e-Albania janë të Edi Ramës!?’
Kështu denoncon një qytetar, i cili ka shkruar në Facebook e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
‘Si mundet kjo qeveri, e cila e ka sforcuar me dhunë që portali e-albania të kthehej në një ‘institucion dixhital’ për pothuajse çdo dokument të rëndësishëm, të lejojë një akt të tillë kriminal? Si mundet të ndërmerren nisma të tilla pa pasur një polici profesionale të krimit kibernetik? Si mundet Edi Rama dhe qeveria e tij të luajnë me privatësinë e qytetarëve në këtë mënyrë?’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Te dashur miq,
Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik ndaj portalit e-albania, të pandodhur kurrë më parë. Në të gjenden informacionet më të rëndësishme të çdo shtetasi shqiptar, që tashmë janë nën kërcënimin e përdorimit të paligjshëm nga autorë të panjohur.
Si mundet kjo qeveri, e cila e ka sforcuar me dhunë që portali e-albania të kthehej në një ‘institucion dixhital’ për pothuajse çdo dokument të rëndësishëm, të lejojë një akt të tillë kriminal? Si mundet të ndërmerren nisma të tilla pa pasur një polici profesionale të krimit kibernetik? Si mundet Edi Rama dhe qeveria e tij të luajnë me privatësinë e qytetarëve në këtë menyrë?
Ky sulm cënon gjithësecilin prej nesh, por Edi Rama nuk është dhe aq i shqetësuar, sepse ai ka kryer vetë sulme kibernetike. Të dhënat me pagat, kartat e identitetit, numrat e telefonave, vendet e punës ishin në dorën e patronazhistëve gjatë githë kohës. Por si ndodhi kjo? Nga i morën kriminelët kibernetikë, të ashtuquajtur ‘patronazhistë’, këto të dhëna? Edi Rama dhe qeveria e tij me mendësinë komuniste përndjekin çdo hap të qytetarëve, njësoj siç bënin etërit e tij. Edvin Rama, ka përdorur çdo informacion privat të qytetarëve te portalit E Albani për shantazhe gjatë kohës së fushatës elektorale.
Sulmi kibernetik do të kishte gjasa të pakta për të ndodhur nëse siguria e portalit do të ishte më e madhe dhe aftësia për kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve të ishte më profesionale.
Sulmi i vërtetë kibernetik ka ndodhur disa kohë më parë, më hapur dhe më i dëmshëm dhe kishte vetëm një autor, Edi Ramën.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! #sb
– – – – – –
Pershendetje doktor. Kam nje informacion nga korridoret brenda rilindjes qe koka e meduzes Edi Rama e skenoj vet kete MEGASKANDALIN e kibernitikes per te nderhyre tek serverat e te dhenave personale qe patronazhistet te kene akses me te sofistikuar per zgjedhjet e ardhshme qe mund te jene edhe te parakoheshme!
Eksperti Hekuran Doli, ka bërë me faj ekspertët e portalit qeveritar.

Sipas tij, ekspertët e AKSHI-t kanë sulmuar veten, duke nxjerrë jashtë shërbimit portalin qeveritar, duke ndihmuar edhe hackerat që po sulmonin, duke sjellë edhe arritjen e qëllimit të tyre.
‘E vërteta është se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, rajoni i Ballkanit ka qenë i përfshirë nga një valë e sulmeve kibernetike e cila, herë me intensitet më të lartë e here me intensitet më të ulet, qëllim kryesor ka pasur pengimin e institucioneve që të kryejnë punën e tyre online. Pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë, është përgjegjësi e institucioneve të sigurisë kibernetike që këto sulme t’i trajtojë me profesionalizëm dhe t’i amortizojë deri në atë masë sa qe nuk kane efekt në mbarëvajtjen e punës së institucioneve.
Sulme të tilla zakonisht vijnë nga shtete të huaja, dhe nga numër shumë i madh i adresave të internetit që e bëjnë të pamundur ballafaqimin e drejtpërdrejtë. Mirëpo duke ditur se shërbimet publike konsumohen kryesisht nga qytetarët brenda territorit të Shqipërisë, lejimi i komunikimit te brendshëm dhe bllokimi i trafikut nga jashtë Shqipërisë mund të jetë një zgjidhje e thjeshtë dhe e përkohshme deri në tejkalimin e valës së sulmit.
Ndalja e shërbimeve për shkak të sulmit është sulm ndaj vetvetes dhe mundësim i realizimit te qëllimit të sulmuesve të cilët synimin kryesor kanë ndaljen e shërbimeve publike online’,
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



