E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari denoncon: Nga 500 Mijë Lekë  në BKT  i shkoi kredia 3 MLN
Lajme

Qytetari denoncon: Nga 500 Mijë Lekë në BKT i shkoi kredia 3 MLN

 Një qytetar  ka denoncuar rastin e të vëllait i cili 6 vite më parë ka marrë tek banka BKT një kredi prej 500 Mijë Lekësh të vjetra, e cila sot i ka shkuar në shumën 3 MLN Lekë.

Ai shton se banka i ka bllokuar llogarinë e rrogës të vëllait pa e njoftuat dhe i ka dërguar përmbaruesin. BKT nuk i jep klientit asnjë informacion përpos emrit dhe numrit të telefonit të përmbaruesit në mënyrë që të bjerë në një marrëveshje.

Ai shkruan se përmbaruesi as nuk i përgjigjet në telefon dhe as nuk i tregon adresën, ndërkohë që kamata sa vjen e shtohet. BKT i thotë klientit të saj që përmbaruesin ta gjejë në Google…

Qytetari denoncon:

“Pershendetje si jeni!

Kam vllain qe ka mar nji kredi para 6 vjetesh 500mij lek te vjetra dhe sot i eshte ber 3M lek te vjetra per te paguar.

Nje permbarues Privat i ka bllokuar llogarin e rroges. Dhe banka se ka lajmuae aspak qe llogaria do bllokohet.

Shkoj te banka per informacion dhe sme jep asnje informacion. Me jep vetem emrin e permbaruesit dhe numrin e telefonit qe te bie ne nje marrveshje.

Permbaruesi sme hap telefonin as nuk me tregon adresen ku eshte dhe kamata vetem sa vjen e shtohet.

Shkoj te banka BKT me thot gjeje permbaruesin ne google. Dmth bllokon llogarin bllokon leket rrin te ngrira dhe me thot gjeje permbaruesin ne google

Po e postuat anonin u lutem se si dihet ne ket Shqiperi”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.