Lajmi i fundit/ Arrestohet drejtori i postës së Dibrës ,vidhte pensionet
Prokuroria e Dibrës urdhër për të arrestuar drejtorin e postës të qytetit të Dibrës Ilir Vraniçi dhe shefin e zyrës Xhevdet Doda. Personat në fjalë akuzohen për shpërdorim detyre. Gjithashtu arrestim kërkohet edhe për punonjësin e postës, Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, ndërsa ka falsifikuar dokumente të ndryshme.
Hasi ka vjedhur 6 milion lekë të reja nga pensionet e qytetarëve ai nuk është arrestuar ende pasi ka mundur të arratiset. D
rejtori i postës dhe shefi i zyrës akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



