Shqipëria mes 10 vendeve që do kenë rënien më të madhe të popullsisë
Popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 15.8% deri në vitin 2050, sipas raportit, duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë hercegovinës, kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë.Sipas tabelave të Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë.
Arsyeja e parë është lindshmëria, e cila sipas Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare (PIIE), është tkurrur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në të gjithë rajonin, numri mesatar i fëmijëve për grua ra nga 2.1 në 1988 në 1.2 deri në 1998.
Normat e lindjeve janë rikuperuar pak që atëherë, por nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar vdekjet dhe emigracionin, që i referohet qytetarëve që largohen nga vendi i tyre për të jetuar diku tjetër. Europa Lindore pa disa valë emigracioni pas zgjerimit të kufijve të Bashkimit Evropian (BE) në 2004 dhe 2007. PIIE raporton se deri në vitin 2016, 6.3 milionë europiano-lindorë banonin në shtete të tjera të BE-së. Bullgaria është shteti që pritet të ketë rënien më të madhe të popullsisë në botë, me -22.5%, e ndjekur nga Lituania me 22.1%.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



