Si po eleminohet grupi i Ervis Martinajt
Lidhjet mes ngjarjeve
Në një hark kohor shumë të shkurtër, vendi ynë u trondit nga dy atentate mafioze me shënjestër personat e afërt të Ervis Martinajt. Më 17 korrik, u vranë me breshëri plumbash Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Brilanti ishte kushëriri i Ervisit, teksa Dikleni ishte truproja e Brilantit. Besmiri ndihmoi ditën e ngjarjes Brilantin për të çuar makinën e tij në servis.
E pa kaluar pak kohë nga kjo ngjarje kriminale, dje në Milot persona ende të paidentifikuar zbrazën armën në drejtim të Klisman Preçit i cili mbeti viktimë dhe plagosën Ylli Brahimin. Ashtu si Vata, Martinaj, Hoxha edhe Preçi me Brahimin janë emra me të shkuar kriminale dhe të njohura për policinë, teksa janë pjesë e grupit të Ervis Martinajt. Ky i fundit një emër shumë i njohur për policinë, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës. Por, po ashtu Martinaj ka miqësi edhe me 3 viktimat e Fushë-Krujës. Kundërshtarët po vrasin një nga një bandën e Martinajt, teksa, në gusht të vitit 2019 është tentuar të vritet dhe vetë ai.
Kur në Tiranë u ekzekutua ish polici Santiago Malko, në hetimet e SPAK nënvizohet se plani ishte edhe vrasja e Ervis Martinaj. Për këtë vrasje, u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg. Në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizimin dhe ekzekutimin e Malkos. Në 13 nëntor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, i cili njihej si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në Audin e bardhë, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



