Shkarkimi i Ahmetajt nga detyra e zëvendëskryeministrit, Braçe ironik: Globi rrotullohet

Teksa kabineti qeveritar “Rama” pësoi sot ndryshime, ku u shkarkua zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe në vend të tij u caktua Belinda Balluku, vjen një reagim nga deputeti i PS-së, Erion Braçe.

Ky i fundit, i njohur për notat kritike edhe ndaj qeverisë së tij, nuk i ka kursyer ironitë.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Braçe shkruan se globi rrotullohet, duke kujtuar kështu faktin se ai u shkarkua nga detyra e zëvendëskryeministrit, dhe në vend të tij u emërua Ahmetaj.

“RRETH E RRETH PERQARK,
GLOBI RROTULLOHET;
DITE ME DITE, RROTULLOHET!”, shkruan Braçe.

  • 1

Publikuar nga Publik Media