E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i Ahmetajt/ Berisha: Kreu i mafies së djegësave është Edi Rama
Publik News

Shkarkimi i Ahmetajt/ Berisha: Kreu i mafies së djegësave është Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për medie ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e Arben Ahmetajt si zëvendëskryeministr dhe ministër shteti për rindërtimin.

“Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar Arben Ahmetajn.

Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një.

Ky është Edvin Rama. Në aferën e inceneratorëve ai ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin.

Edi Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën në shkelje të barazisë së ligjit për tenderat.

Ai ka firmosur kontratën për një kompani me zero eksperiencë në fushën e plehrave”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.