E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ushtria e Ukrainës nis kundër-ofensivën ndaj pushtuesve rusë
Bota

VIDEO/ Ushtria e Ukrainës nis kundër-ofensivën ndaj pushtuesve rusë

Ushtria ruse ngec në kurth

Inteligjenca britanike thotë se trupat ruse, që po mbrojnë qytetin e Kherson në Ukrainë, kanë ngecur në kurth dhe janë shumë të ekspozuara ndaj një sulmi të mundshëm ukrainas.

Reagimi vjen pasi ushtria ukrainase shkatërroi apo dëmtoi urat që lidhin këtë qytet të madh me pjesën tjetër të pushtuar të vendit. Mediat kanë publikuar pamjet kur Ukraina shkatërron urën Antonovsky.

Kjo do të thotë se Rusia nuk ka një rrugë për të përforcuar apo për të furnizuar trupat e saj në qytetin Kherson në rast të një kundërsulmi- i cili pritet të nisë së shpejti.

Kundërofensiva ukrainase do të ishte kundërsulmi i parë i madh i këtij vendi, çka do të provonte se Ukraina është në gjendje të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia. Burimet e inteligjencës perëndimore besojnë se Ukraina është në gjendje të mirë për të fituar këtë betejë.

Kherson ishte qyteti i parë jugor që ra në duart e rusëve dhe ka qenë i pushtuar që prej atëherë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar se Ukraina do të rimarrë të gjitha territoret e saj ligjore, të pushtuara nga Ukraina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.