E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta në familjen që humbi vajzën 7-vjeçare: Vrasje e paralajmëruar! Autori dhe shtetit të papërgjegjshëm
Lajme

Ilir Meta në familjen që humbi vajzën 7-vjeçare: Vrasje e paralajmëruar! Autori dhe shtetit të papërgjegjshëm

Tragjedi që nuk ka justifikim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në një vizitë për ngushëllim në familjen Avdia në Tiranë, e cila humbi vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit, pasi një skaf që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase e përplasi për vdekje.

Në një prononcim për gazetarët, ish-Presidenti bëri përgjegjës shtetin për papërgjegjshmëri, ndërsa theksoi se ajo është një vrasje e paralajmëruar.

“Tepër tronditëse për cdo familje dhe cdo prind, aq më tepër për familjen Avdia, për babain që e përjetoi atë tmerr aq pranë, për vëllain e vogël, për të gjithë, për gjyshin, i cili mezi e kishte pritur mbesën që ajo e kishte përmirësuar gjuhën shqipe. Është një rast i pangushëllueshëm.

Jam i impresionuar nga forca dhe karakteri i kësaj familje. Ishte një tragjedi që nuk ka justifikim nga askush. Jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, qeveria dhe bashkia, pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe, i cili nuk është respektuar në elementë të tij.

Është një vrasje e paralajmëruar sepse kanë ndodhur raste të tilla edhe më parë. Para pak kohësh kanë ndodhur plagosje që për fat të mirë pa pasoja në vdekje dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Një papërgjegjshmëri totale. Në një moment duhet të shfaqet pendesa, por edhe marrja e vendimeve të qarta, në të njëjtën moment na shpallet se Shqipëria qenë sivijet e para në rajon sa i takon sigurisë në plazhe dhe turizmit. Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për popullin shqiptar”, theksoi ish-Presidenti Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.