E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafiku i drogës/ Arben Kraja: Grupet kriminale shqiptare, tejet të fuqishme
Publik News

Trafiku i drogës/ Arben Kraja: Grupet kriminale shqiptare, tejet të fuqishme

Pastrojnë paratë dhe kryejnë vrasje në Shqipëri

1

Kreu i SPAK-ut Arben Kraja ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar aq shumë sa kryejnë lehtësisht trafik droge nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve perëndimore.Duke folur për Zërin e Amerikës, Kraja tha se këto grupe kryejnë vrasje dhe grabitje si dhe përfshihen në ngjarje të dhunshme në Shqipëri që lidhen me aktivitetin e tyre jashtë vendit.

Ai shtoi se grupet kriminale pastrojnë edhe një pjesë të mirë të parave të drogës në vendin tonë,

Z. Kraja, sa të fuqishme janë grupet kriminale në Shqipëri? Shohim grupe kriminale që sjellin drogë nga vendet e para drejt Shqipërisë, kemi parë, kapjen e sasive të drogën në portin e Durrësit, sa të fuqishme janë ato realisht?

Arben Kraja: Kohët e fundit ne po vërejmë përfshirjen gjithnjë e më shumë të shtetasve shqiptarë në aktivitete kriminale jashtë vendit, sidomos në trafikun e drogës, dhe duke u aktivizuar që në vendet e burimit. Pra që në vendet e Amerikës së Jugut dhe garantimin e transportit nëpërmjet anijeve dhe rrugëve detare drejt Evropës Perëndimore. Dhe ky është fenomen shqetësues sepse jo thjesht sepse dëmton jetën e njerëzve që përdorin këto drogëra. Por edhe për Shqipërinë ka pasoja. Një pjesë e mirë që rrjedhin nga ky aktivitet kriminal vijnë dhe investohen në Shqipëri. Në Shqipëri ndodhin shumë vrasje, grabitje dhe ngjarje të dhunshme që lidhen me aktivitetin jashtë vendit të këtyre grupeve kriminale. Në një farë mënyre jemi përfshirë në këto pasoja që sjell ky aktivitet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.