I jepet lamtumira e fundit kampionit të botës! Fotot nga ceremonia, dhimbje e lot Aug
Leandro Lo, një nga kampionët më të mëdhenj të Jiu-Jitsu i të gjitha kohërave, iu është lamtumira e fundit pasi u qëllua me plumb në kokë nga një polic në një klub në São Paulo të dielën.
Miqtë dhe të afërmit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën tetë herë kampionit botëror të Brazilit.
Shumë prej tyre zbatuan dëshirën e nënës së viktimës për të marrë pjesë në ceremoni me gi, uniforma që veshët në sportin e Jiu-Jitsu.
Autori i dyshuar, një efektiv që ishte jashtë detyrës, është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja ndodhi në një klub në jug të São Paulo, ku 33-vjeçari Lo ishte duke ndjekur një koncert së bashku me miqtë e tij.
Sipas dëshmitarëve, autori iu afrua drejt tij, mori një shishe në tavolinë dhe bënte veprime kërcënuese.
Një avokat i familjes Lo tha se kampioni i Jiu-Jitsu-s e shtriu efektivin në tokë për ta neutralizuar. Miqtë e tij më pasi i ndihmuan të dy të ngriheshin dhe pikërisht në atë moment polici nxori armën dhe e qëlloi në kokë.
Lo u dërgua në spital ku kaloi në vdekje klinike. “Më mungon, heroi im”, shkroi nëna e tij në një postim në Instagram.
“Do të mbahem pas kujtimeve të mira, prej të cilave ka shumë. Më bëre të ndihem si nëna më e dashur në botë”, shtoi ajo.

Prifti në funeralin e Lo, At Luciano Borges, foli kundër përdorimit të me armëve në ceremoninë mortore.
“Ai që vret, nuk fiton kurrë”, tha ai.
Motra më e vogël e Lo, Amanda, 29 vjeçe, tha se familja po planifikonte të krijonte një institut me emrin e vëllait të saj për të kryer punë sociale.
Trupi i tij u transportua në një arkivol të hapur nga kisha në varreza nga shokët e tij sportistë. Sipas gazetës Folha, teksa arkivoli ishte ulur në tokë, disa bërtisnin “ai është kampion”.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



