E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florind Belliu dhe Ornela Shehi përcillen sot për në banesën e fundit
Publik News

Florind Belliu dhe Ornela Shehi përcillen sot për në banesën e fundit

Humbën jetën pasi ranë nga kati i 6-të i pallatit ku jetonin

Më 6 gusht 2022, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në New York.

Çifti, 35 dhe 28 vjeç gjetën vdekjen dhe lanë pas 2 fëmijë të mitur.

Mësohet se Florind Belliu dhe Ornela Shehi do të përcillen sot për në banesën e fundit.

“Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në Neë York e më gjërë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu. Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre. Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell. Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit. Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen. Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë”, njofton Gazeta Dielli.

Ende nuk ka një version zyrtar si ndodhi ngjarja e rëndë, por mendohet që Florindi ka shtyrë nga lartësia gruan e tij shtatzënë dhe më pas është hedhur vetë, ndërsa thuhet që vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.