E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrësi dhe Golemi plot me turistë, i tërheqin çmimet dhe kushtet
Publik News

Durrësi dhe Golemi plot me turistë, i tërheqin çmimet dhe kushtet

Ja si renditen plazhet

Operatorët turistikë të bregdetit të Durrësit-Golemit janë të vetmit që nuk po ankohen për ecurinë e aktivitetet këtë sezon. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, thotë se nga vlerësimet e tyre për fundin e korrikut dhe fillimin e gushtit, bregdeti i Durrësit-Golemit është i vetmi që ka më shumë pushues në njësitë akomoduese në krahasim me vitin e kaluar.

1

“Si kapacitet i shfrytëzimit të hoteleve dhe plazheve, përveç Durrësit, të tjerët janë më keq se vitin e kaluar”, tha ai për “Monitor”.

Ai thotë se bregdeti Durrës-Kavajë ka një zënie të kapaciteteve mbi 90%. Pas Durrësit, më mirë është Velipoja, me 90%. Bregdeti i Sarandës është mbi 70%; Bregdeti i Vlorës 75-80% Më dobët, sipas tij, këtë vit paraqitet bregdeti i Himarës, që ka një zënie të kapaciteteve prej 55-60%. Dobët rezulton dhe Shëngjini këtë vit, ku Kasa thotë se zënia e kapaciteteve është 70- 75%.

Modeli i ri i zhvillimit të turizmit në qytetin bregdetar të Durrësit, që në fakt ishte i pari që u godit nga betonizimi masiv, tashmë duket se e ka gjetur rrugën e suksesit. Vitet e fundit, ndërtimi i hoteleve me standard dhe kapacitete, që futën shërbimin të gjitha të përfshira (pas rritjes së kërkesës dhe parablerjeve nga agjencitë e huaja turistike), shndërrimi i pallateve të vijës së parë kryesisht në hotele apo apartamente të menaxhuara, çmimet konkurruese, hapësira bregdetare dhe shëtitorja, kanë sjellë vlerë të shtuar për zonën dhe kanë ndikuar në rritjen e punësimit.

Në kontrast, qeveria nuk ka arritur të mbështesë këtë zhvillim as me ndërtimin e një infrastrukturë minimale, që ende pas shumë vitesh nuk ka përfunduar. Deri në qershor, të dhënat e fundit të disponueshme të INSTAT-it, hyrjet e shtetasve të huaj ishin 16% më shumë për 6-mujorin se e njëjta periudhë e 2019-s dhe 40% më shumë vetëm në qershor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.