E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shiu nxjerr dhe njëherë në shesh mashtrimet e Erion Veliajt, Tirana përmbytet në pak minuta reshje
Lajme

Shiu nxjerr dhe njëherë në shesh mashtrimet e Erion Veliajt, Tirana përmbytet në pak minuta reshje

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë kryeqytetin pak minuta më parë. Mjaftojnë pak minuta shi dhe disa nga rrugët në Tiranë përmbyten ‘pushtohen’ nga uji. Siç shihet në videot rrugët e kryeqytetit janë kthyer në ‘pishina’.

E gjithë kjo situatë tregon dhe njëherë se ndonëse është në përfundim të dytë si kryetar bashkie, Erion Veliaj nuk ka bërë asgjë për Tiranën dhe problemin e përmbytjeve të rrugëve të saj sa herë që bie shi. Sot me 10 minuta shi, tashmë rrugët janë të pakalueshme pasi janë pushtuar nga ujërat e dala nga sipërfaqja, nga mungesa e kanaleve kulluese apo mos funksionimi i pusetave.

Për disa minuta në rrugët e kryeqytetit është krijuar një kaos i madh trafiku, duke bërë që shumë qytetarë të mbeten të bllokuar për minuta të tëra.

FullSizeRender

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.