E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U qëllua me plumba, identifikohet i plagosuri në Kuçovë
Publik News

U qëllua me plumba, identifikohet i plagosuri në Kuçovë

Identifikohet i plagosuri me armë zjarri në Kuçovë. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kësaj të shtune në lagjen ‘1 maji’.

I plagosuri është Admir Bejo, 46-vjeç.

Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit ata që e kanë gjetur 46-vjeçarin të gjakosur në rrugë.

Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.

46-vjeçari Admir Bejo, në vitin 2007, së bashku me vëllanë Ilija Bejo, ka tentuar të vrasë dy vëllezërit Ardian Kundja, 25 vjeç dhe Saimir Kundja, 27 vjeç. Drejt tyre u hap zjarr nga një armë pistoletë.

Ata morën plagë nga plumbat, por i mbijetuan të shtënave.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 dhjetorit 2007, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N. Vëllezërit e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit dhe arritën të shpëtojnë.

Shkak për ngjarjen atëherë u raportua një konflikt i vjetër mes vëllezërve të këtyre dy familjeve, që mendohej se kishte lidhje për shkak të një femre nga Kuçova, e cila bashkëjetonte me Ilia Bejon.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë  për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.