E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 milionë euro nuk asgjë për Erion Veliajn!
Publik News

10 milionë euro nuk asgjë për Erion Veliajn!

10 milionë euro që ka harxhuar Erion Veliaj për të paguar aktorë, gazetarë e amatorë rrjetesh sociale për vota, mund të ishin përdorur më mirë në dobi të qytetit.

Fjala vjen mund të ishin mbledhur ujrat e zeza në gjysmën e gjatësisë së Lanës dhe të përpunoheshin në një sistem të thjeshtë trajtimi lokal.

Ose mund të ishte zgjidhur përfundimisht çështja e matësve të ujit në qytet.

Ose të paktën 1/3 e rrjetit të ujsjellësit mund të ishte bërë më i mirë. Kështu do uleshin humbjet katastrofike teknike në të rrjet.

Këto hesape i bëj me standartet e KFW që investon në këtë sektor prej vitesh.

Le pastaj nëse këtyre parave të dhëna për teatro votash t’i shtohej edhe shuma e kursyer prej të paktën 30 milionë euro, nëse nuk do shëmbej Teatri. Do kishte para për një rikonstruksion serioz të Teatrit dhe për të mbyllë më shumë tuba të shpuar të ujsjellësve.

Nuk e bëj dot llogarinë me çerdhe e kopështe, sepse KFW nuk ka hyrë në këtë sektor dhe nuk di as ndonjë agjensi të huaj donatore.

Me hesapet e Erionit dhe të qeverisë grabitëse 10 milionë euro janë praktikisht asgjë…

#nukjanëtëkorruptuarporplaçkitës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.