Dr.Kosova tregon të vërtetën e tmerrshme:Analizat për sindromën down që në bark të nënës.
Mungesa e mjekimeve dhe infrastrukturës ka qenë në qendër të debatit në Komisionin e Shëndetësisë. Përfaqësues nga shoqata e talasemikëve, hemodializës dhe sindromës dawn kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me këto fakte. Ndërkohë, deputeti demokrat dhe ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova kërkoi që Ministria e Shëndesisë të nxjerrë një urdhër, që analizat gjenetike për sindromën dawn të bëhen në laboratorët e shtetit. N
jë neglizhencë e tmerrshme kjo nga ana e strukturave shëndetësore, duke pasur parasysh se na qenka një laborator i posacem në maternitet dhe nuk shfrytëzohet. Ndërkohë, aktualisht shumë prindër nuk i bëjnë këto analiza në privat, duke qenë se jane të shtrenjta, duke shtuar kështu lindjet me sindromën down – që në fund të fundit është një kosto ekonomike për vetë shtetin, pa lloggaritur këtu financat dhe gjendjen emocionale të rëndruar te prindërit – një torturë e vërtetë që nuk merr fund kurrë….
Përfaqësues nga shoqata e talasemikëve, hemodializës dhe sindromës dawn i kërkojnë qeverisë më shumë mbështetje në trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë, ata kanë ngritur shqetësim mungesën e mjekimeve të duhura dhe infrasktukturës që kërkojnë më shumë buxhet.
“Buxheti jonë është shumë më i vogël se të gjithë shtetet ballkanike”.
“Aparaturat janë të konsumuara shumë, medikamentët na mungojnë shumë, pacientët e dializës ose transporti i pacientëve që është dhe urdhri i Ministrit përsëri na mungon”.
“Thërrasim ende mjekë, të cilët i referojnë prindërit që t’i çojnë në jetimore fëmijët me sindromën dawn”.
Opozita i bën thirrje qeverisë që të krijojë sa më parë mundësitë për realizimin në laboratorët e shtetit të analizës gjenetike e sindromës dawn, që kur është në barkun e nënës.
Deputeti demokrat dhe ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova kërkoi që Ministria e Shëndesisë të nxjerrë një urdhër lidhur me këtë, pasi në maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë”, laboratori është ekzistues.
Halimi: Ministrja të bëjë një urdhër që ato bëhen pa pagesë në maternitet, kjo është më e lehta – një copë letër dhe sot fillon ajo. Direkt në kontakt me maternitetin, sa kite do. Kaq dhe mbaroi puna.
Deputeti dhe kreu i LSI, Petrit Vasili, e vuri theksin te paketa e rehabilitimit për këtë kategori.
Vasili: Besoj që paketa e përbashkët, në shëndetësi, arsim dhe çështje sociale është qasja e vetme dhe kjo paketë duhet hartuar dhe kostuar sa më parë dhe duhet të ulemi në tavolinë dhe të themi se çfarë impenjimi mund të merret për të.
Ministria e Shëndetësisë premtoi që do të rishikojë kërkesat e tyre për të gjetur më pas dhe zgjidhje konkrete.
Mungesa e infrastrukturës dhe specialistëve në spitalet rajonale ishte një tjetër problematikë, e cila ka ardhur si pasojë e largimit të mjekëve jashtë vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



